Real Madrid shёnon fitore tё lehtё

Raul dhe Arjen Robben kanё shёnuar nё fitoren 2-0 tё Real Madridit ndaj Numancias, pavarësisht se kampioni nё fuqi luajti me njё lojtar mё pak nё dhjetё minutat e fundit tё ndeshjes.
Pas njё pjese tё parё pa gola, kapiteni Raul hapi serinё e golave nё fushё mysafire qё nё minutën e tretё tё pjesës sё dytё (48’), duke shёnuar golin e tij tё 10-tё kёtё sezon. Robben dyfishoi epёrsinё nё minutën e 56-tё tё lojës, pas njё asistimi tё Raul.
Nё dhjetё minutat e fundit tё ndeshjes, Reali luajti me 10 lojtari, pasi Fernando Gago u përjashtua nga loja nё minutën e 79-tё pёr shkak tё dy kartonëve tё verdhё, por kjo nuk i solli asnjë avantazh ekipit vendas.
Me kёtё fitore, Madrid i afrohet nё nёntё pikё liderit tё tabelës, Barcelonёs, qё luan tё dielën nё fushё tё Racing Santanter.
Zbehen shpresat e Ranierit për Skudeton

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë se gjasat për skudeto sërish janë zbehur pas humbjes ndaj Cagliarit.
“Nëntë pikë janë shumë. Gjithmonë kam thënë se nuk duhet të fokusohemi tek ekipet tjera, por vetëm tek vetja dhe të kuptojmë se çfarë është ajo që e bëjmë keq”,ka thënë trajneri i Juventusit.
“U afruam aq shumë kreut dhe tash menjëherë u larguam sërish. Duhet të koncentrohemi në progresin tonë dhe të shohim se ku do të përfundojmë”.
“Cagliari luajti një lojë fantastike dhe shumë të organizuar. Kjo është një skuadër e cila e din se çfarë dëshiron dhe si ta arrijë atë. Është për keqardhje që të tri golat që pësuam ishin nga kundërsulmet dhe kjo nuk duhej të ndodhë. Po bëjmë shumë gabime. Kjo është turp”, ka shtuar Ranieri.
Raul i lumtur për rekordin

Kapiteni i Real Madridit, Raul, është mjaft i lumtur pasi ka barazuar rekordin e golave të shënuar për klubin mbretëror me Alfredo di Stefano.
Raul shënoi golin e tij të 307-të për klubin, po aq sa Di Stefano, gjatë fitores së mbrëmshme prej 2-0 të Realit ndaj Numancias.
“Gjëja më e rëndësishme është fitorja. Është mirë të barazosh rekordin e Alfredos, shpresoj ta përmirësoj atë në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Raul.
“Alfredo më ka kërkuar ta bëj atë sa më shpejt që është e mundur ashtu që të dy të mos ngacmohemi më nga ju gazetarët”, ka shtuar spanjolli.
Kobe Bryant tifoz i Barcelonёs

Superylli i basketbollit, Kobe Bryant, raportohet se ёshtё njё tifoz i klubit spanjoll Barcelona.
Nё edicionin e fundit tё magazinës ESPN, Bryant flet pёr faktin se e pёlqen Barcelonёn si dhe flet edhe pёr miqёsinё qё ka me Lionel Messi dhe Ronaldinhon.
Bryant ishte rritur duke pasur pёr idol ish-trajnerin e blaugranёve, Frank Rijkaard, i cili aso kohe shkëlqente me Milanin, ndërsa po ashtu ka treguar edhe aftёsitё e tij futbollistike me veshje tё Barcelonёs.
Torres: Dua tё shënoj kundër Chelseat

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ёshtё i paepur t’i japё fund mungesës sё golave nё Anfield, nё ndeshjen e sotme kundër Chelseat.
“Kjo përballje ka qenё edhe ndeshja ime e parё nё Anfield para tifozëve tё Liverpoolit, andaj ёshtё shumё e veçantё pёr mua. Unё po ashtu shënova golin tim tё parё nё atё ndeshje, dhe ishte fillimi i gjithçkaje”, ka thёnё Torres.
“Pёr kёtё arsye nuk do tё kishte ndeshje mё tё mirё pёr mua pёr tё shёnuar sёrish nё Anfield. E di se ndeshja do tё përcillet nga shumё njerëz dhe tifozёt do ta dёshirojnё aq shumё njё fitore, andaj shpresoj tё luaj lojën time mё tё mirё dhe tё shënoj”, ka shtuar spanjolli.
Ferguson i ngazëllyer me rekordin e Van der Sar

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ёshtё i ngazëllyer me edhe njё ndeshje pa pranuar gol, nё fitoren e djeshme prej 1-0 ndaj Evertonit.
Rrjeta e Van der Sar nuk ёshtё prekur pёr dymbёdhjetё ndeshje nё ligё dhe holandezi tash ka kaluar 1122 minuta pa pranuar gol, duke thyer rekordin e mёhershёm prej 1103 minutash qё mbahej nga ish-portieri i Reading, Steve Death, i vendosur nё sezonin 1978-79.
Lojtari i fundit qё ka shёnuar nё rrjetёn e Van der Sar ishte mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, nё fitoren 2-1 tё topçinjve nё Emirates, mё 8 nёntor.
“Ështё fantastike. Nuk mund ta besoja kur lexova se goli i fundit qё kemi pranuar ishte kundër Arsenalit qё nё nëntor. Kjo ёshtё e jashtëzakonshme”, ka thёnё Ferguson.
Arsenali barazon sërish

Ndeshja e zhvilluar në Emirates Stadium ndërmjet Arsenalit dhe West Hamit ka përfunduar me rezultat të barabartë pa gola.
Pas barazimit në mesjavë kundër Evertonit, skuadra e Arsenalit ka barazuar sërish, këtë radhë kundër skuadrës së Valon Behramit, West Ham United. Me këto pikë të humbura Topçinjtë ia pamundësojnë vetes garën për titull.
Me rezultat të ngjashëm ka përfunduar edhe takimi ndërmjet skuadrës që mban vendin e katërt, Aston Villa, e cila është përballur në terren vendas kundër dhe Wigan Athletic.